Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 14:24

Kryeministri Isa Mustafa dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini kanë nënshkruar sot në Strasbourg Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Natyrisht, në ‘name plate” ku është shënuar emri i Kosovës, janë marrë parasysh dallimet që ekzistojnë për shtetin e Kosovës, pra, pas Kosovo është shënuar edhe asteriks.

Po ashtu asteriksi dhe fusnota janë të pranishme edhe në tekstin e MSA’së.

“Ky emërtim(shënim) nuk paragjykon pozicionet për statusin dhe është në pajtim me rezolutën 1244/199 dhe Opinionin e GJND’së për shpalljen e pavarësisë” thuhet aty,

Në tekstin e MSA’së thuhet se qëllimi i Marrëveshjes, ndër të tjera është që t’i kontribuojë stabilitetit politik, ekonomik, institucional të Kosovës si dhe stabilizimit të rajonit, transmeton Express.

Por, aty potencohet se asgjë e shkruar në Marrëveshje, përfshirë, Anekset, Protokollet, nuk përbën njohje të Kosovës si shtet nga Bashkimi Europian, e as njohje individuale nga shtetet anëtare që nuk e kanë ndërmarrë një veprim të tillë.