Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 22:34

Tiranë – Fryma e Re Demokratike, partia që garoi e vetme në këto zgjedhje, arriti të marrë 29 mijë vota në këto zgjedhje, por pa mundur që të marrë një mandat deputeti.
Pavarësisht se ka marrë 10 mijë vota në qarkun e Tiranës, kryetari i kësaj force, Bamir Topi, nuk ka arritur të zgjidhet deputet.
E përditshmja Mapo shkruan se në fakt Topi i ka prishur punë koalicionit të djathtë në dy qarqe, ku mund të merrej nga një deputet më shumë në rast se FRD do ishte në kampin e të djathtës.
Kështu, FRD ka prishur punë me 10 mijë votat e saj në qarkun e Tiranës, po ashtu ka dëmtuar koalicionin e djathtë edhe në qarkun e Lezhës, ku ekuilibrat e brishtë mund të ishin kthyer nga 900 votat e marra nga FRD.
Rezultat shumë të dobët ka shënuar Aleanca Kuq e Zi, e cila humbi me shpejtësi kuota pas përçarjes që erdhi si shkak i debateve për listën e deputetëve.
Edhe dy deputetët e pavarur, Dritan Prifti dhe Arben Malaj nuk kanë mundur që të hyjnë në parlamentin e ri