Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 13:34

Lëvizja FOL ka publikuar raportin me rezultatet e sondazhit rreth partive politike ne vend.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se ky sondazh, është i bazuar në metodën sasiore dhe është zhvilluar në 38 komuna të Kosovës. Koha e realizimit të sondazhit është nga data 10 deri me 28 Maj 2015. Ky sondazh ka nivel të besueshmërisë prej 95% me marzhë të gabimit +-3.1%. Në kuadër të këtij sondazhi janë anketuar 1000 qytetarë të Kosovës.

Lëvizja FOL gjatë realizimit të hulumtimit të opinionit publik i ka pyetur qytetarët rreth mbarëvajtjes se dy palë zgjedhjeve të fundit në Kosovë dhe rreth preferencave që ata kanë për partitë politike.

Fidan Kalaja tha se ata fillimisht janë pyetur nëse para zgjedhjeve të fundit të përgjithshme ndonjëra nga partitë e caktuara politike u ka kërkuar votën në shkëmbim të ndonjë shërbimi, paraje ose dhurate. Në këtë pyetje, sipas të gjeturave të sondazhit, rezulton se 17% e të anketuarve kanë deklaruar t’u kenë dhënë votën në shkëmbim të ndonjë të mire materiale, ndërsa 83% e të anketuarve e kanë mohuar t’u ketë ndodhur një gjë e tillë. Në këtë pikë, qytetarët e anketuar janë pyetur po ashtu nëse para zgjedhjeve të fundit të përgjithshme ndonjëra nga partitë e caktuara politike u ka kërkuar votën ndonjë anëtarit të familjes në shkëmbim të ndonjë shërbimi, paraje ose dhurate. Siç tregojnë të dhënat e këtij sondazhi, rreth 11.2% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruara që t’u ketë ndodhur një gjë e tillë, 85.7% e tyre kanë deklaruar se kjo nuk u ka ndodhur asnjëherë, dhe vetëm 3.1% e tyre kanë deklaruar se nuk e dinë t’u ketë ndodhur apo jo.

Gjithashtu, qytetarët e anketuar janë pyetur nëse para zgjedhjeve të fundit komunale ndonjëra nga partitë e caktuara politike u ka kërkuar atyre votën në shkëmbim të ndonjë shërbimi, paraje ose dhurate, deklaroj Fidan Kalaja. Bazuar në të gjeturat faktike të këtij sondazhi, rreth 15.5% e të anketuarve kanë deklaruar t’u kenë dhënë votën në shkëmbim të ndonjë të mire materiale, ndërsa 84.5% e kanë mohuar t’u ketë një gjë e tillë. Në këtë kontekst, qytetarët e anketuar janë pyetur nëse para zgjedhjeve të fundit komunale ndonjëra nga partitë e caktuara politike u ka kërkuar votën ndonjë anëtarit të familjes së tyre në shkëmbim të ndonjë shërbimi, paraje ose dhurate. Siç tregojnë të dhënat e sondazhiit, rreth 12.5% e kanë pohuar një gjë të tillë, 83.5% kanë deklaruar se kjo nuk u ka ndodhur, ndërsa 4% e të anketuarve janë shprehur se nuk e dinë t’u ketë ndodhur një gjë e tillë.

 

Gjatë realizimit të këtij sondazhi Lëvizja FOL gjithashtu i ka pyetur qytetarët rreth preferencave të tyre për partitë politike në vend. Në këtë kontekst, sidoqoftë, duhet të pasur parasysh që sondazhi është zhvilluar në terren nga data 10 deri më 28 Maj 2015.

Sipas tij fillimisht, qytetarët janë pyetur se nëse pas një jave do të zhvilloheshin Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, cilën nga partitë e listuara më poshtë do ti votonit?

Rreth 18.7% e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Partinë Demokratike e Kosovës – PDK, rreth 17.70% e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Lidhjen Demokratike e Kosovës – LDK, rreth 16.60% e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Lëvizjen VETVENDOSJE- LVV, rreth 4.20% e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, rreth 2.50% e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Listën Serbe – LS, rreth 1.50% të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Nismën për Kosovë – NISMA, rreth 1.20% e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Aleancën Kosova e Re – AKR, rreth 24.00% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë të sigurt se cilën parti do ta votonin, rreth 11.10% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje, ndërsa rreth 2.70% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për parti të tjera.

Fidan Kalaja tha se nga kjo del se niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje në periudhën e anketimit do të ishte rreth 65% ose pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje që nga pas pavarësia e Kosovës.

Pra, nga ky 65% i qytetarëve që potencialisht do të merrnin pjesë në zgjedhje, rreth 28.77% kanë deklaruar se do ta votonin Partinë Demokratike e Kosovës – PDK, rreth 27.23% kanë deklaruara se do ta votonin Lidhjen Demokratike e Kosovës – LDK, rreth 25.54% kanë deklaruara se do ta votonin Lëvizjen VETVENDOSJE- LVV, rreth 6.46% kanë deklaruara se do ta votonin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, rreth 3.85% kanë deklaruara se do ta votonin Listën Serbe – LS, rreth 2.31% kanë deklaruara se do ta votonin Nismën për Kosovë – NISMA, rreth 1.85% kanë deklaruara se do ta votonin Aleancën Kosova e Re – AKR ndërsa rreth 4.15% % kanë deklaruara se do të votonin për parti të tjera.

Sa i përket regjionit të respodentëve, nga ata që do ta votonin Partinë Demokratike të Kosovës rreth 24.7% janë nga regjioni i Prishtinës, rreth 23.7% janë nga regjioni i Mitrovicës, rreth 18.8% janë nga regjioni i Prizrenit, rreth 10.2% janë nga regjioni i Pejës, rreth 15.6% janë nga regjioni i Ferizajt, rreth 4.8% janë nga regjioni i Gjakovës dhe rreth 2.2% janë nga regjioni i Gjilanit.

Nga ata që do ta votonin Lidhjen Demokratike të Kosovës rreth 30.5% janë nga regjioni i Prishtinës, rreth 7.9% nga regjioni i Mitrovicës, rreth 13.6% janë nga regjioni i Prizrenit, rreth 14.7% janë nga regjioni i Pejës, rreth 6.8% janë nga regjioni i Ferizajt, rreth 13.6% janë nga regjioni i Gjakovës dhe rreth 13.0% janë nga regjioni i Gjilanit.

Nga ata që do ta votonin Lëvizjen VETVENDOSJE rreth 34.3% janë nga regjioni i Prishtinës, rreth 9.6% janë nga regjioni i Mitrovicës, rreth 18.1% janë nga regjioni i Prizrenit, rreth 5.4% janë nga regjioni i Pejës, rreth 6.0% janë nga regjioni i Ferizajt, rreth 4.2% janë nga regjioni i Gjakovës dhe 22.3% janë nga regjioni i Gjilanit.

Nga ata që do ta votonin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës 21.4% janë nga regjioni i Prishtinës, rreth 14.3% janë nga regjioni i Prizrenit, rreth 19.0% janë nga regjioni i Pejës, rreth 16.7% janë nga regjioni i Ferizajt dhe 28.6% janë nga regjioni i Gjakovës.

Nga ata që do ta votonin Listën Serbe rreth 16.7% janë nga regjioni i Prishtinës, 50.0% janë nga regjioni i Mitrovicës, rreth 4.2% janë nga regjioni i Ferizajt dhe 29.2% janë nga regjioni i Gjilanit.

Nga ata që do ta votonin Nismën për Kosovën rreth 7.1% janë nga regjioni i Prishtinës, rreth 85.7% janë nga regjioni i Prizrenit dhe 7.1% janë nga regjioni i Pejës.

Nga ata që do ta votonin Aleancën Kosova e Re rreth 21.4% janë nga regjioni i Prishtinës, rreth 14.3% janë nga regjioni i Prizrenit, rreth 19.0% janë nga regjioni i Pejës, rreth 16.7% janë nga regjioni i Ferizajt dhe 28.6% janë nga regjioni i Gjakovës.

Nga ata që nuk janë të sigurt se cilën parti do ta votonin rreth 23.5% janë nga regjioni i Prishtinës, rreth 13.0% janë nga regjioni i Mitrovicës, rreth 16.8% janë nga regjioni i Prizrenit, rreth 5.9% janë nga regjioni i Pejës, rreth 20.2% janë nga regjioni i Ferizajt, rreth 8.8% janë nga regjioni i Gjakovës dhe 11.8% janë nga regjioni i Gjilanit.

Nga ata që kanë refuzuar të përgjigjen rreth 1.8% janë nga regjioni i Prishtinës, rreth 19.1% janë nga regjioni i Mitrovicës, rreth 19.1% janë nga regjioni i Prizrenit, rreth 17.3% janë nga regjioni i Pejës, rreth 3.6% janë nga regjioni i Ferizajt, rreth 34.5% janë nga regjioni i Gjakovës dhe 4.5% janë nga regjioni i Gjilanit.

Nga ata që kanë deklaruar që do të votonin parti të tjera rreth 69.2% janë nga regjioni i Prishtinës dhe 30.8% janë nga regjioni i Prizrenit.