Lajme Shqip e Premte, 15 Qershor 2012 19:30

Prishtinë – Lëvizja FOL në debatin “Projekt Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale”, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovë të debatojë edhe me shoqërinë civile dhe mediet për ligjin në fjalë, thuhet në njoftimin për media të lëvizjes.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës ka drejtuar kritika tek deputetet e Kosovës, pasi sipas tij “deklarimet dhe zotimet e deputetëve të Kosovës po bien në kundërshtim me atë çka ata votojnë pastaj”, transmeton REL.

Selmanaj ka përmendur disa raste që në Kuvendin e Kosovës janë votuar disa ligje, për të cilat paraprakisht ka pasur deklarime kundër.

Debati ka vazhduar edhe me përfshirjen e shoqërisë civile dhe mediet, ku është thënë se ata do të vazhdojnë të bëjnë presion tek deputetët e Kuvendit, në mënyrë që të mos e aprovojnë këtë projekt-ligj pa rekomandimet e saj. (LajmeShqip.com)