Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 10:24

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer ka apeluar të gjithë deputetët që ta respektojnë Kuvendin.

“Ne kemi treguar shumë here respekt karshi demokracisë, duke krijuar një bazë të mirë ekonomike dhe sistem të qëndrueshëm ekonomik. Kjo demokraci do të funksionojë dukshëm më mirë”.

Sipas Fischer, duhet pas parasysh që qytetarët kanë nevojë për qëndrueshmëri ekonomike

“Kuvendi duhet të funksionojë për ta”.

Ai nuk ka kaluar këtë fjalim pa thënë diçka për bashkëpunimin e Austrisë dhe Kosovës. “ Jam jashtëzakonisht i kënaqur. Shtetet e Bashkëpunim Evropian kanë pasur dilema se si të pozicionohen karshi Kosovës. Por sipas tij, Austria nuk e ka pas këtë problem”.

Tha se Austria ka pas qasje pozitive karshi Kosovës.

Ai ka folur rreth marrëveshjes se fundit në Bruksel ku dhe ka kërkuar që të respektohet ajo marrëveshje.

“Marrëveshja e realizuar në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë duhet respektuar”, ka thënë Fischer, transmeton Express.

Po ashtu, Fischer ka folur rreth bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë, nga ku shprehu bindjen se është ndarë i kënaqur në bashkëpunim me Kosovën.

Sipas ti në të ardhmen, do të zgjerohet bashkëpunimi në mes këtyre dy shteteve