Lajme Shqip Wednesday, 03 April 2013 18:54

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha njoftoi sot qeveria me vendimin e sotëm i hap rrugën ndërtimit të xhamisë më të madhe të Tiranës, në zonën e Namazgjasë.

Ndertim qe sipas tij u mbajt peng nga paraardhesi i Bashes, Edi Rama.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha deklaroi se pas një pune shumë serioze të bërë nga bashkia e Tiranës dhe udhëheqja e komunitetit Mysliman është finalizuar gjithçka për ndërtimin në zonën e Namazgjasë të xhamisë më të madhe të Tiranës.

“Unë kam pasur rastin të takoj arkitektin e famshëm të projektit të kësaj xhamie, që ka ndërtuar kryevepra të kësaj arkitekture në mbarë botën, ai më paraqiti mua një projekt madhështor dinjitoz për kryeqytetin e vendit. Kjo marrëveshje ishte shumë e rëndësishme dhe vendi do ketë xhaminë më të madhe të tij, në këtë mënyrë me ndërtimin e saj ndahemi nga periudha shkatërrimtare e institucioneve të kultit që do të mbetet në analet e historisë si barbaria më e egër ndaj kulturës dhe besimeve fetare”- tha Berisha.

Sipas tij, xhamia do të jetë me të gjitha lehtësirat dhe mundësitë për besimtarët, me një kapacitet të madh, kryevepër arkitekturore, në të cilën qyteti do të pasurohet si u pasurua me dy katedrale që u ringjallën pas rrënimit të tyre.(LajmeShqip.com)