Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 11:00

Seanca ndaj Ish-ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka filluar. Të pranishëm në këtë seancë janë vetë Limaj dhe Endrit Shala.

Gjykatësja Marie Tuma, momentalisht është duke i konfirmuar të dhënat e deputetit Limaj dhe ato të Shalës.

Edhe tre te pandehurit tjerë Nexhat Krasiniqi, Florim Zuka dhe Shpetim Telaku janë të pranishëm në seancë dhe kanë kaluar procedurat e njëjta.

I pari i NISMA për Kosovën  do përballet sot me akuzat për korrupsion para një trupi të gjykatave të EULEX-it.

Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj në fillim të seancës ka kërkuar sqarime mbi atë se përse trupi gjykues nuk përbehet nga një shumicë e gjykatësve vendor.

Gjykatësja Tuma tha se vërejtja do të merret parasysh, dhe do të adresohet në seancat e ardhshme.

Edhe avokati i Endrit Shalës ka përkrahur vërejtjen për mungesën e gjykatësve vendor si shumicë në këtë rast.