Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 16:55

Prishtinë – Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Filip Gordon, viziton nesër Kosovën, bëri të ditur ambasada e SHBA në Prishtinë.

Ai do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi për arsim.

MPJ kosovare dje njoftonte se ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gordon, ka takuar në Sarajevë ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, të cilin e ka siguruar se SHBA-të do të vazhdojnë ndihmën e pakursyer për popullin e Kosovës.