Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 14:59

Washington – Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon do të vizitojë javën e ardhshme vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjatë kësaj vizite, Gordon do të qëndrojë edhe në Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë institucionalë.

Pritet që gjatë vizitës, ai të japë përkrahjen e SHBA-ve për të gjitha vendet e kësaj pjese të Ballkanit, që ende nuk është integruar në BE.

Gordon, i cili mbulon në Departamentit Amerikan të Shtetit Evropën dhe Euroazinë, përpos në Prishtinë, do të qëndrojë edhe në Beograd, Sarajevë dhe Zagreb, dhe do të takohet me përfaqësues të lartë të qeverive dhe liderët e partive dhe bashkësive etnike.