Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 13:29

Prishtinë – “Freeom Houese” e ka kritikuar Kosovën në raportin e saj për vitin 2010, duke thënë se qeveria “ka dështuar të zbatojë dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e medias dhe të shprehjes”.

Por, kësaj radhe kritikat janë adresuar edhe te institucionet ndërkombëtare, të cilat, siç thuhet në raport po ndikojnë krahas qeverisë në presionin mbi mediat, veçanërisht në transmetuesin publik.

 

“Gjatë vitit 2010, Qeveria e Kosovës ka dështuar për të zbatuar dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e medias dhe të shprehjes. Gazetarët dhe mediat e pavarura janë objekt i kërcënimeve dhe presionit nga shteti dhe institucionet ndërkombëtare”, tuhet në raportin e “Freedom House”.

Raporti thotë se “qeveria ka vazhduar duke e kontrolluar transmetuesin publik, RTK, dhe duke ndikuar në media private nëpërmjet reklamave selektive”. Në raport, gjithashtu, saktësohet se punonjësit e profilit të lartë, në dy gazeta ditore, kanë qenë objektiva të shpeshtë të kërcënimeve.

“Freedom Houese” ka konstatuar s e agjencitë e zbatimit të ligjit dhe gjyqësori i Kosovës kanë prodhuar vendime në këto raste, ndërkaq shoqatat profesionale kanë pasur ndikim të vogël në përmirësimin e kushteve në media.

Si rezultat i rënies së vazhdueshme të gazetarëve nga pozitat, krahas zbatimit të pamjaftueshëm të garancive kushtetuese për lirinë e medias, vlerësimi i lirisë dhe pavarësisë së medias ka rënë nga 5.50 në 5.75, thuhet në raportin e “Freedom Houese”. (LajmeShqip.com)

 

{templatec}