Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 18:25

Tiranë – Janë 24 tashmë. Vetëm dy muaj na ndajnë nga parlamenti i ri, i cili këtë me këto zgjedhje ka vendosur të mbledhë në gjirin e tij 24 femra. Disa prej tyre kanë qenë aty, ndërsa disa të tjera janë të reja. Gazeta “Shekulli” ka prezantuar të gjithë emrat femërorë të Parlamentit të shtatorit.
Disa prej tyre kanë qenë aty, ndërsa disa të tjera janë të reja. Feministet do të ishin shumë të lumtura me këtë rezultat, por a janë po kaq të lumtur maskilistët që këtë numër e shohin shumë të lartë. Ka pasur edhe deputetë meshkuj që nuk kanë reaguar mirë kur kanë mësuar se në kuvend do t’ua priste fjalën një grua.
Jozefina Topalli, tashmë zyrtarisht e konfirmuar si pjesëtare në Parlamentin Shqiptar si deputete, do të jetë e detyruar që, duke filluar nga shtatori të mos ketë më mundësi të bërtasë: “Del jashtë”. 14 emrat e parë vijnë nga listat e PS-së, 8 të tjerë nga PD-ja dhe 2 femra që vijnë për herë të parë nga LSI.
Ato janë: Lindita Nikolla, Milena Harito, Mimi Kodheli, Ermonela Valikaj, Mimoza Hafizi, Klodiana Spahiu, Evis Kushi, Olta Xhaçka, Eglantina Gjermeni, Majlinda Bufi, Valentina Leskaj, Luiza Xhuvani, Arta Dade, Vasilika Hysi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Jorida Tabaku, Albina Deda, Voltana Ademi, Albana Vokshi, Eleina Qirici, Mesila Doda, Klajda Gjosha dhe Monika Kryemadhi. 14 emrat e parë vijnë nga listat e PS-së, 8 të tjerë nga PD-ja dhe 2 femra që vijnë për herë të parë nga LSI.