Lajme Shqip Sunday, 25 October 2015 17:24

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka thirrur një konferencë për media për të paraqitur qëndrimet e Nismës me veprimet e së premtes në Kuvendin e Kosovës, ku tha se atë ditë ndodhi ajo për të cilën ata kanë paralajmëruar

Limaj ka deklaruar se të premten koalicioni qeverisës e ka futur Kosovën në një krizë më të thellë dhe se koalicioni e ka humbur legjitimitetin politik, raporton kp.

Ai tha se atë ditë “pozita ka luajtur me nerva të njerëzve duke shtyrë seancat”.

Limaj tha se ka ardhur koha e protestës, ndërsa ka përkrahur edhe sondazhin e qytetarëve për të shkuar në zgjedhje në mënyrë që të bëhet zgjidhje.