Lajme Shqip e Hënë, 10 Tetor 2011 13:17

Duke qenë se në 14 tetor Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasit që akuzohet se ka rrëmbyer, torturuar dhe më pas zhduku, Remzi Hoxhën, 16 vite më parë, familjarët e tij në këtë rast djali i ka deklaruar se se “Jemi këtu për t’i treguar Drejtësisë së Shqipërisë se vendimi i tyre i stërvonuar është duke u pritur nga çdo Shqiptar, kudo që jeton. Ky vendim do t’i dëshmojë çdo Shqiptari nëse në Shqipëri ka Drejtësi, apo Drejtësia është akoma e ozurpuar nga klanet mafioze shtetërore”.

“Sot jemi para jush për të ritheksuar se Shaqa Shatri është gjallë. Pak ditë më parë ishim dëshmitarë të dokumentarit në Neës 24 të Shaqa Shatrit i cili akoma është i gjallë dhe jeton në fshatin Kushnin të Kosovës. Ai në detaje tregoi se si i është vjedhur dokumentacioni dhe identiteti i tij, dhe u deklarua se e dënon vjedhjen e identitetit të tij nga Ilir Kumbaro dhe përfitimet e tija nga Qeveria Britanike në emrin e tij”-kanë deklaruar familjarët e viktimave.

Për mbi 15 vite Ilir Kumbaro fshihet në Britani të Madhe me identitetin e vjedhur të Shaqa Shatrit.