Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 16:42

Misioni EULEX iu ka përgjigjur mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje sot në seancën e Kuvendit.

Me anë të një komunikate për media EULEX-I iu ka përgjigjur veç e veç pyetjeve të deputetëve të Vetëvendosjes.

Për rastet “e reja” të EULEX-it:

Po, natyrisht se ka raste të reja të EULEX-it, meqenëse ligjet e miratuara në prill 2014 përcaktojnë se prokurorët e EULEX-it punojnë normalisht në rastet që janë duke u zhvilluar, përveç në “rrethana të jashtëzakonshme kur një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it” përmes një vendimi të përbashkët të autoriteteve kompetente, të cilët janë Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i EULEX-it. Në pajtim me këto ligje, që nga muaji prill 2014 ishin parashtruar 46 kërkesa të tilla. Nga ky numër, prokurorëve të EULEX-it u janë caktuar 38 raste të reja, prej të cilave 31 raste janë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe 7 raste janë në kompetencë të PSRK-së. 7 kërkesa i shin refuzuar, dhe 1 kërkesë ishte tërhequr. 8 raste i janë caktuar një ekipi të përbashkët që përbëhet prej prokurorëve të EULEX-it dhe prokurorëve vendës.

Lidhur me kompetencat ekzekutive të EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës:

Rikujtojmë se EULEX-i ende i mbanë kompetencat e tilla (në bazë të Nenit 7 paragrafi 1 dhe 5, dhe Neni 7A – i përshkruar lart – të Ligjit mbi Juridiksionin). Kushdo që thotë ndryshe i ka faktet e gabuara, që nuk kanë bazë ligjore dhe prandaj janë të pasakta.

Ndërsa – përkitazi me përfshirjen e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës – në të shtënat e pohuara të cilat kanë sjellë deri te vdekja e një personi të ri në fshatin Suhodoll të Mitrovicës, shpjegojmë si vijon:

Nga respekti për familjet e viktimave dhe në përputhje me praktikat e prokurorisë në Kosovë, raportet nga autopsia nuk mund të publikohen. Edhe për këtë rast raporti i autopsisë nuk përbën përjashtim nga kjo rregull. Mirëpo, prokurori kompetent i EULEX-it ka autorizuar lëshimin e këtij informacioni për publik:

“Nuk ka pasur të shtëna. Viktima nuk ka pasur shenja të plagëve të shkaktuara nga plumbi. Gjatë rindërtimit të rastit në vendin e ngjarjes, njërit (dhe të vetmit person) i cili më herët kishte aluduar për të shtëna, nuk po i kujtohej një incident i tillë.”

Lidhur me pikën tetë të mocionit, ne duam të përsërisim se raporti i përmendur është një fabrikim.

Ja se çfarë kishte deklaruar zëdhënësi i Përfaqësuesit Special të BE-së Stojan Pelko, më 12 qershor 2015:

“Ne nuk kemi njohuri për një raport të tillë dhe prandaj nuk mund të spekulojmë se kush dhe me çfarë motivi e ka hartuar atë.

Sidoqoftë, ne mund të konfirmojmë qartazi se raporti nuk ka qenë i përgatitur nga EULEX-i, ShVJE ose Komisioni Evropian, e as për asnj ërën prej këtyre organizatave.”