Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 14:46

Prishtinë – EULEX-i ka ndërruar terrenin e bastisjeve në Kosovë. Portali LajmeShqip.com mëson se sot policia e këtij misioni në Kosovë, ka zgjedhur për të bastisur Komunën e Graçanicës, që dominohet me pjesëtarë të pakicës serbe.

Policia e EULEX-it, në këto momente është duke e bastisur Komunën e Graçanicës, në kërkim të fakteve për pronat, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.

Këto njësite speciale të policisë ndërkombëtare në Kosovë, janë duke konfiskuar të gjitha dokumentet katastrale në këtë Komunë.

Sipas burimit, aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente. (LajmeShqip.com)