Lajme Shqip Thursday, 18 April 2013 11:19


Prishtinë-  Vendimi i 17 dhjetorit të vitit 2012 për rastin “Bllaca 2”, konstaton frikën që ka EULEX’i nga organizata e spiunazhit SHIK e cila vepronte nën ombrellën e Partisë Demokratike të Kosovës.

 Në këtë datë gjykata ka shqiptuar 54 vite dënim. Aktvendimi me shkrim i është shpërndarë palëve tek më 15 prill të këtij viti.

Sadik Abazi është dënuar me 12 vjet burgim, Shpresim Uka me 15 vjet, Bekim Syla 12, Shaban Syla 8 dhe Driton Hajdari 7 vjet burgim. 

Dënimet janë shqiptuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe për tentim-vrasjën e Adem Salihajt.

Tre prej të dënuarve kishin ikur dhe nuk ishin paraqitur fare në seancën përfundimtare të 17 dhjetorit.

Vendimi thotë se gjykata kishte vendosur që Shpresim Uka, Bekim Syla dhe Driton Hajdari të vinin në seancën përfundimtare pa përcjellje të policisë por vetëm me avokatë mbrojtës. Me këtë datë avokatët kishin ardhur pa të pandehurit sepse ata ishin arratisur.

“Të gjithë të pandehurit janë dënuar për krime të rrezikshme kështu rreziku i përgjithshëm i arratisjës është shumë konkret”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

 SHIK’u është organizata e cila ka mundur të iu ndihmoj të dënuarve që të arratisen.

“Duket se të pandehurit mund të kenë mbështetjën e rrjetit të gjerë të përbërë nga ish-anëtarët e SHIK’ut të cilët mund ti ndihmojnë atyre për të tentuar për të iu ikur juridiksionit në Kosovë”, thuhet në këtë aktvendim.