Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 10:06

Beograd – Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte deklaroi për “Blic” se askush me të nuk ka kontaktuar lidhur me formimin e ekipit të ri, nën ombrellën e EULEX-it, i cili do t’i hulumtojë informatat për tregti me organet e njerëzve në Kosovë.

Del Ponte, shkruan “Blic”, ka qenë e befasuar nga informata për formimin e ekipit dhe konkursin për zgjedhje të ekipit të ri shtatëanëtarësh.

“Nuk di asgjë për këtë, por duhet të presim të shohim se çka do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme”, tha Del Ponte dhe theksoi se ajo “çdoherë” është e gatshme ta ndërmarrë hetimin.

“Blic”, jozyrtarisht mëson se konkursi për zgjedhje të ekipit shtatëanëtarësh ka përfunduar dhe se këtë javë do të mund të bëhen të ditur emrat e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët do të duhet ta hulumtojnë çështjen.

Zëdhënësja e EULEKS-it, Irina Gudeleviq deklaroi se procesi do të zhvillohet nën jurisdikcionin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, për shkak se Brukseli nuk do të mund të ketë juridiksion në Kosovë.