Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 14:50

I deleguari i kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel për Ballkanin, Ernst Reichel ka uruar shtetin e Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit më Bashkimin Evropian.

Ai në një postim ne Facebook, ka theksuar se puna e palodhshme dhe durimi tashmë është shpërblyer, raporton lajmi.net.

“Congratulations Kosovo. Hard work and patience pay off”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Përndryshe, shteti i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kryeministri Isa Mustafa, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku dhe Komisionari për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn.