Lajme Shqip Wednesday, 16 April 2014 12:05

(E plotësuar) Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë Dhomën Kombëtare të Tregtisë.

Ai tha vec tjerash se e ka përsëritur edhe në takimin me sipërmarrësit në Kosovë, u ka thënë se FIFA po na pengon që të kemi një kombëtare, por askush nuk po na pengon të kemi një kombëtare ekonomike.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre 15 vjet më parë në Kukës.

Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka falënderuar Shqipërinë për mikëpritjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë eksodit./Lajme Shqip/ 

 

Eksodi i vitit 99, Rama pret Thaçin në kufi

 

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, mblidhen sot në Kukës, në takimin e përbashkët në shenjë përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe në nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në pikën kufitare në Vërmicë, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët janë nisur për në Kukës.

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, mblidhen sot në Kukës, në takimin e përbashkët në shenjë përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe në nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova.  

Bëhet e ditur se dy qeveritë do të mblidhen në mënyrë ceremoniale për të kujtuar UÇK-në dhe bujarinë e atyre që hapin dyert e shtëpisë dhe që krijuan lidhje të jashtëzakonshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas një agjende nga Qeveria e Kosovës, përveç kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, prezent do të jenë shumica e ministrave të dy qeverive.