Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 10:47

Mitrovicë – Policia e Kosovës dhe EULEX-i tash një kohë janë në ndjekje të gjashtë autorëve të dyshuar të krimit të 26 korrikut në veri të Kosovës, vrasjes së policit të Kosovës, Heroit Enver Zymberi.

Portali LajmeShqip.com i publikon ekskluzivisht fotografitë dhe të dhënat shtesë për gjashtë të superkërkuarit e veriut. Ata janë nga Mitrovica dhe Zubin-Potoku. Kundër këtyre serbëve është lëshuar urdhër për arrestim, më 15 shtator të këtij viti, nga Gjykata e Qarkut e Mitrovicë me kërkesë së Prokurorisë.

Sipas urdhërarrestit GJPP No.61/11, PPS No.103/2011, të Policisë së Kosovës, kërkohen këta persona:

1. Ratomir (Radun) Bozovic, “Dude”

I nacionalitetit serb, i njohur me nofkën “Dude”, i lindur më 3.3.1961, në Dobroshevinë të Zubin Potokut. Ai, adresë të banimit ka të shënuar rrugën “Arsenije Carnojevic”, nr.88, në Zubin Potok. Në urdhërarrest shënohen edhe detajet tjera, gjatësia 173 cm, pasha 64 kg, sytë ngjyrë kafe dhe flokët ngjyrë kafe.

Ai është pronar i hotelit “Aleksandrija”, në Zubin Potok.

2. Radovan (Zoran) Radic

Radovan (Zoran) Radic, i nancionalitetit serb, i lindur më 19.10.1981, në Mitrovicë, banon në fshatin Zupç të Zubin Potokut. Gajtësia 190 cm, sytë ngjyrë të zezë, flokët të kaltra.

3. Milovan (Dragutin) Vlaskovic

Milovan (Dragutin) Vlaskovic, po ashtu i nacionalitetit serb, i lindur më 28.10.1979, në Zubin Potok, banues në rrugën “Kollashinski Knazeva”, në po këtë qytezë.

4. Slobodan (Blagoje) Vucinic

I nacionalitetit serb, i lindur më 17.3.1990, në Mitrovicë, banon në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

Karakteristikat tjera të tij: I gjatë 175 cm, pesha 80 kg, sytë ngyrë kafe, flokët ngjyrë kafe.

5. Dushan (Dragoljub) Jovanovic

Është personi i pestë në listë, i kërkuar nga policia. Ai është i lindur më 10.4.1989, në Mitrovicë, kurse banon në rrugën “Kollashinski Knazeva”, në Zubin Potok. Është, po ashtu, i nacionalitetit serb.

Karakteristikat tjera të tij: I gjatë 190 cm, pesha 85 kg, sytë ngyrë kafe, flokët ngjyrë të kaltër.

6. Ratomir (Uros) Kasalevic

Është personi i gjashtë në listën e të superkëkruarve të veriut. Është i nacionalitetit serb. I lindur më 26.6.1972 në Zupç të Zubin Potokut dhe banues po ashtu në Zupç.

Karakteristikat tjera të tij: I gjatë 182 cm, pesha 95 kg, sytë ngyrë kafe, flokët ngjyrë kafe.

Portali ka raportuar edhe më herët për implikimet kriminale të njërit prej gjashtë të kërkuarve, Ratomir Bozovicit, në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai është i njohur për bashkpëunimin e ngushtë dhe kriminal me strukturat e MUP-it të Serbisë dhe ato të të ashtuquajturës Mbrojtja Civile Territoriale, e cila përfaqëson ushtrinë serbe. Bozovic, i njohur me nofkën “Dude”, përpos implikimeve të mëhershme në krimin e organizuar në veri, është i përfshirë dhe me rol jashtëzakonisht aktiv në barrikadimin e fundit të rrugëve në veri të Kosovës. Ai, njëkohësisht, i prinë listës së gjashtë serbëve të kërkuar për vrasjen e policit Enver Zymberi dhe për djegien e pikës kufitare në Jarinjë.

Ndonëse nuk po kapen që dy muaj, organet e rendit ende nuk kanë lëshuar urdhër për arrestim nëpërmjet Policisë Ndërkombëtare, Interpol, dhe as asaj evropiane, Europol. Policia e Kosovës, forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it deri tash kanë kryer disa aksione në veri, duke kontrolluar dhe bastisur disa lokacione. Gjatë këtyre aksioneve kanë konfiskuar edhe prova materiale që, sipas autoriteteve, forcojnë dyshimet se këta serbë e kanë vrarë policin Zymberi dhe kanë plagosur disa të tjerë. Prokurorë kosovarë dhe të EULEX-it kanë intervistuar edhe dy serbë tjerë, të cilët kanë dhënë dëshmi kundër serbëve ndaj të cilëve është lëshuar urdhri për arrestim.

Portali ka raportuar, njëkohësisht, se urdhërdhënës i të dyja këtyre veprimeve është pikërisht kryetari i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq. Kundër aksionit të parë të Policisë së Kosoëvs dhe asaj të EULEX-it, javë më parë, për kapjen e gjashtë të kërkuarve, më i zëshmi ka qenë pikërisht kryetari i Zubin Potokut, Sallavisha Ristiq. (LajmeShqip.com)