Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 15:23

Shtëpia botuese Rocher (Monako) ka botuar këto ditë librin e titulluar “Testamenti i Kosovës” të autorit belg Daniel Salvatore Schiffer.

Autori, që pretendon se gjatë bombardimeve të NATO-s ka qëndruar në Serbi dhe Kosovë sjell për lexuesin frankofon një numër të konsiderueshëm të fotografive dhe “dokumenteve” që kinse “dëshmojnë për krimet e shqiptarëve dhe të NATO-s ndaj serbëve”.

Serbia në vazhdimësi, e sidomos pas vitit 1999, është duke sponsorizuar lloje të këtilla të propagandave antishqiptare, transmeton KP.

Shqipëria prej çlirimit të vendit më 1912 dhe ndarjes së Kosovës dhe pjesëve tjera shqiptare si pasojë e traktatit të Londrës më 1913 ka punuar shumë pak në ndaljen e kësaj propagande.

Nuk dihet ende se sa është punuar në këtë drejtim nga akademikët e Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë.