Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 14:14

Në Mal Zi të ka pakënaqur me Marrëveshjen e Demarkacionit të nënshkruar nga zyrtarë të këtij vendi dhe nga ata të Kosovës më 26 gusht të këtij viti.

Më zëshmi është mitropoliti i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi Amfilohije Radoviq.

Sipas fjalëve të tij, bërja e kufijve ndërmjet Malit të Zi e Kosovës është tradhti e vetë Malit të Zi, siç ka thënë ai, atij të vërtetit, burimor, Malit të Zi ikonik, transmeton B92, përcjell Koha.net.

“’Nuk duhet humbur nga shikimi se Budim Vojisavljeviq në shekullin 11 –të e ka pasur selinë në Prizren, se Balshajve, pas shkatërrimit të shtetit të Dushanit, u ka takuar hapësira e Dukagjinit deri te Prizreni për të cilin ka luftuar mbreti Nikolla duke e çliruar, me Ushtrinë e Serbisë dhe me mbretin Petar I Karagjorgjeviq, Kosovën”, ka thënë Amfilohije.