Lajme Shqip Saturday, 24 October 2015 11:04

Ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend janë bërë cak i mediave të huaja si ato ndërkombëtare dhe rajonale.

Edhe në Serbi mediat kanë raportuar mbi mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit dhe zhvillimeve të mbrëmshme.

‘Tanjug’ sot mban titull “Miratohen ligje nga parlamenti pa deputetët e opozitës”, përcjell zëri.

Titull tjetër kanë edhe mediat tjera si ‘Telegraf-i’ serb duke thënë ‘Opozita mblidhet në rrugë me goma të lagura me benzinë’.

Mediat serbe i kanë kushtuar një vëmendje rreth ngjarjeve të Kuvendit, ato kanë raportuar gjithashtu se situata ka eskaluar edhe jashtë Kuvendit të Kosovës nga përkrahësit e opozitës duke lënë kështu edhe policë të lënduar.

Ndër të tjera në raportimet e tyre thuhet se ka edhe aktivistë të arrestuar madje edhe të lënduar.