Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 16:31

Çfarë nuk po kujtohen shoqata dhe asociacione serbe për Kosovën dhe për zgjidhjen e problemit me të! Për këtë prin e ashtuquajtura Lidhja Serbe (Srpska Lig) opsionet e të cilës i ka publikuar sot portali vestionline.

Ky portal, transmeton Koha net, ka publikuar tri propozimet e Lidhjes serbe, që, sipas saj, mund të ndalohet ajo që në portal quhet “Shqipërie madhe.

Këto, sipas Lidhjes serbe, janë tri opsionet më reale për Kosovën :

(1) Të hapim Kapitullin e ardhshëm ashtu që heshtas ose hapur do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe kështu papengueshëm të vazhdojmë rrugën drejt integrimeve evropiane;

(2) Të ndërpremë negociata për anëtarësim në BE dhe t’i kthehemi bashkëpunimit me Federatën e Rusisë dhe vendeve mike;

(3) T’ia japim Kosovën Federatë së Rusisë për 99 vjet, por me kushte të caktuara.

* Kushti i ri i BE: Nëse do të hyjmë në BE, Serbia duhet t’i vërë sanksione Rusisë.

Cilës mbretëri doni t’i hynë në qejf?

Po u zgjodh opsioni i parë, në Serbi me siguri do të fillonte lufta civile.

Opsioni i dytë është më i mirë, por në këtë rast do të vareshim vetëm nga rusët dhe vendet mike e veç kësaj do të ishim gjithmonë në rrezik nga shqiptarët e Kosovës. Gjithsesi do të ishim gjithmonë nën pushtim dhe të privuar për gjithmonë nga drejta për të vendosur për veten tonë.

E sikur të mendonim që Kosovën t’ia japim Federatës së Rusisë për 99 vjet, kujdesin për ruajtjen e Kosovës dhe pengimin e krijimit të Shqipërisë së madhe do ta merrte përsipër Rusia.

Hapi i parë për këtë propozim do të ishte ftesa e Qeverisë së Serbisë kryetari rus Putin që Rusia të ndihmojë në mbrojtjen e sovranitetit territorial të Serbisë dhe oferta të jetë marrja e Kosovës për 99 vjet.

Është e pritshme që Putin do t’i përgjigjej kësaj kërkese ashtu siç i është përgjigjur ftesës së Asadit për ndihmë në Siri.

Me këtë marrëveshje për Kosovën Serbia do të bëhej përsëri sovrane.

Meqë”pasuria dhe resurset serbe në Kosovë janë më shumë se 500 miliardë euro, në kuadër të këtij aranzhmani, Serbia nga Rusia do të kërkonte 30 për qind nga eksploatimi i pasurisë minerare me të cilat Serbia do t’i paguante borxhet e jashtme.

A nuk ngjan ky propozim në skenarë të fantastikes imagjinare?