Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 12:02

Tiranë – Deri më tani duket se e majta kryeson në shkallë vendi, nga jugu në veri. PS-ja kryeson në 11 nga 12 qarqet, respektivisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër.

Të dhënat e fundit të KQZ-së theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75%. Dhe Kukësi që ishte ngjyrosur blu, sot konfirmohet se koalicionet kanë dale 2 me 2, një barazim.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Tiranë ndryshon rezultati në favor të PS. Nga numërimi i votave, PS rrëmben një mandat tjetër duke çuar numrin në 16, kurse PD mbetet me 11. Ruajnë nivelet e mëparshme LSI me 3 mandate, PDIU me 1 dhe PR me 1. ASHE shkon me 19 mandate në Tiranë, kurse APMI me 13 mandate për deputetë.

Duke iu referuar rezultateve të deritanishme, opozita siguron deri në 85 mandate, ndërsa PD së bashku me aleatët e saj PDIU dhe PR shkon në 55 mandate. PD duket se ka humbur edhe bastionet e saj tradicionale, siç është Shkodra, ku e majta kryeson me 6 mandate, krahasuar me 5 të PD. LSI merr 17 vende në Kuvend, PDIU 4, PR 4 dhe PBDNJ 1.