Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 08:06

Besim Mulollit i ka penguar interesimi rreth fatit të vëllait të tij, Bekim Mulolli. “Mos thirrni më kurrë për këtë ‘punë’”, ishte reagimi i tij kur e kuptoi se për çfarë çështje ishte kontaktuar nga gazeta “Koha Ditore”.

Ai nuk ka qenë në gjendje të tregojë nëse ai dhe familja e tij kishin ndonjë kontakt apo informatë rreth vendndodhjes së Bekimit. Ky i fundit është i akuzuar për terrorizëm, për shkak të një sulmi bashkë me katër persona të tjerë në vitin 2013 ndaj dy misionareve të kishës katolike, të cilat vinin nga SHBA-ja.

Meqë e kishte pranuar fajësinë, Bekimit i ishte ndërprerë nga gjykata paraburgimi dhe i ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak. Mirëpo, së fundi ai e ka thyer këtë masë dhe po dyshohet se i është bashkuar grupit terrorit, ISIS, si dhe është vrarë atje.

Në anën tjetër, burime të gazetës brenda Prokurorisë thonë se Mulolli është duke u fshehur në Serbi bashkë me gruan dhe djalin e tij