Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 08:32

Për tetë vite Artan Sejdiu dhe Artan Shala kishin ndarë bankën në Shkollën fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë.

Njiheshin që nga fëmijëria, meqë ishin fqinj në lagjen “Kodra e Trimave”. Miqësia e tyre u prish sivjet kur denoncuan njëri-tjetrin për fajde e mashtrim për qindra mijëra euro, shkruan sot Koha Ditore.

Artan Sejdiu më 24 prill 2015 ka denoncuar në polici shokun e tij Artan Shalën për mashtrim.

Qindra mijëra euro Sejdiu thotë t’ia ketë marrë Shala, duke e mashtruar dhe duke e dëmtuar materialisht.

Detajet rreth problemeve të tij me Shalën, Artan Sejdiu i ka shpalosur vetëm një ditë pasi “Koha Ditore” raportoi për hetimin për gjysmë milion euro fajde që dyshohet se i është vënë Artan Shalës.

Denoncimin e ka bërë vetë Shala në verën e këtij viti, duke përfshirë katër pronarë biznesesh, ndër ta mikun e tij Artan Sejdiu që është pronar i kafenesë “House Pub”.