Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 11:52

Pushimet e planifikuara për t’u kaluar në Shqipëri i kanë kushtuar jetën një gruaje kosovare.

V.S., 38 vjeçe ka humbur jetën duke u larë në detin e Durrësit në rrethana që mbeten të paqarta.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se pasditen e djeshme rreth orës 18.40 në lagjen Nr.13, përballë lokal “Prizreni”, 38 vjeçarja banuese në Kosovë, është futur në det për t’u larë dhe nuk është ndjerë mirë.

Pak çaste më vonë ajo ka gjetur vdekjen, si pasojë e mbytjes në ujë.

Efektivët e policisë vijojnë ende hetimet për këtë rast, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale./noa.al