Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 09:58

Durrës – Një godinë banimi shumë pranë qendrës së qytetit të Durrësit është djegur thuajse plotësisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e flakëve.

Banesa e familjes Jakupi, në lagjen 4 të qytetit, shumë pranë bulevardit “Dyrrah” ka marrë flakë rreth orës 21. 30, thanë burimet nga vendngjarja, sipas të cilave për të shuar zjarrin erdhën menjëherë tre automjete zjarrfikëse, si dhe forca të shumta policie.

“Gjysma e banesës është djegur plotësisht. Pasi ajo ishte e mbyllur dhe familja ndodhet jashtë vendit”, tha një nga pjesëtarët e familjes, Jakupi.

Flakët e zjarrit janë shuar pas 90 minutave, thanë burimet, ndërsa mësohet se policia vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.