Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 13:29

Bujar Dugolli, dekan në Fakultetin Filozofik dhe senator në Universitetin e Prishtinës, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që të shfuqizojë vendimin e djeshëm të Këshillit Drejtues për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu.

Në një prononcim për Gazetën Fjala, Dugolli e ka quajtur vendimin e Ministrit Arsim Bajrami si të jashtëligjshëm.

“Vendimi është i kundërligjshëm pasi që prekë autonominë e UP-së”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo është ndërhyrje në punën e universitetit.

I pyetur nëse do të vazhdojë të kërkojë shkarkimin e Rektorit Zejnullahu, Dugolli nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë.

“Nuk e di njëherë, isha në mësim dhe nuk i di më të rejat e fundit”.

Bujar Dugolli ka qenë një nga senatorët më të zëshëm në kërkesën për shkarkimin e Rektorit Zejnullahu./Gazeta Fjala/