Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 08:08

Dekani i Fakultetit Filozofik të UP-së, Bujar Dugolli thotë se e kanë njoftuar ministrin Arsim Bajrami për ngecjet sa i përket menaxhimit të Universitetit nga ana e rektorit aktual Ramadan Zejnullahu.

Dugolli ka deklaruar për ‘Epokën e re’ se menaxhmenti ekzistues nuk është duke e penguar vetëm avancimin e stafit akademik.

Sipas tij, ky menaxhment e ka bllokuar hapjen e studimeve të doktoratës, investimet kapitale, projektet ndërkombëtare, funksionalizimin e Bibliotekës Qendrore të Universitare etj.