Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 22:36

Drenas (PLOTËSUAR 23:24) – Burime të portalit kanë bërë të ditur se disa çaste pas shpërthimit në fabrikën e Ferronikelit, janë parë autoambulanca që kanë bartur persona të lënduar nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet saktë, por mendohet për së paku dy të lënduar më rëndë, nga shpërthimi.

Vendin e ngjarjes e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku.

Bëhet e ditur, gjithashtu, të jetë anuluar ndërrimi i tretë i punës në fabrikë dhe të gjithë punëtorët janë kthyer në shtëpi.

******************************

Drenas – Tronditet qyteti i Drenasit, nga një shpërthim në gjigandin industrial të tij.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në këto momente, në fabrikën e “Ferronikelit”, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.

Raportohet për një person të lënduar nga shpërthimi. (LajmeShqip.com)