Lajme Shqip Saturday, 18 July 2015 08:09


Kompania “Sopi”, në të cilën gjatë vitit 2009 dhe 2010 ka punuar drejtori aktual i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, para pak ditësh është shpërblyer me tender milionësh pikërisht nga dikasteri të cilin e drejton vetë Durmishi

“Sopi” në konsorcium me kompaninë “Teknika Projekt” në dy javët e fundit fituan tre tenderë në vlerë prej rreth 1 milion eurove nga Drejtoria e Infrastrukturës.

Pronarët e dy kompanive, Naim e Qazim Sopi, janë vëllezër. Në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës me kryeqytetin vëllezërit Sopi nuk arritën të marrin asnjë tender. Zyra e Prokurimit Komunal për një tender ka nënshkruar kontratë më 22 qershor me dy kompani për tenderin “Ndërtimi i rrugës Barilevë-Breznicë”, ndërsa këto kompani më 24 qershor janë shpallur fitues edhe të dy tenderëve, njërit për ndërtimin e rrugës Matiçan-Butovc-Kolovicë dhe tjetrit ndërtimi i rrugës Sharban –Koliq. Tri kontratat peshojnë fiks 933.139 euro.