|
|
e Hënë, 14 Maj 2012 13:20 Tiranë -Kreu i Shtetit, Bamir Topi shprehu sot rëndësinë e arrtitjes se standarteve në sistemin e drejtësisë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Presidenti Topi, duke përshëndetur Konferencen e Kryetareve te Gjykatave te Larta te evropes qendrore e lindore, organizuar sot në Tiranë tha se, “arritja e standarteve më të mira në dhënien e drejtesisë kërkon përpjekje nga të gjithë, por mbi të gjitha kërkon që vetë gjyqtarët të rrisin cilësinë e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë”.
Presidenti Topi, vlerësoi rëndësinë e Gjykates se Lartë në mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se, “Gjykata e Larte ka një rol mjaft të rëndësishëm në gjithë këtë përpjekje’.
Sipas tij, verifikimi i vendimeve gjyqësore lidhur me zbatimin e ligjit nga Gjykatat me të larta është mënyra më e mirë për të ndaluar apo parandaluar vendimet e padrejta. Kreu i Shtetit, Topi, theksoi rëndësine e standarteve në sistemin e drejtesisë për procesin e integrimit të vendit ne Bashkimin Evropian.
Sikurse deklaroi Preidenti Topi, aspirata e thellë e popullit shqiptar, është që në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit shqiptar të ketë mundësinë të marrë satatusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian. Dhe padyshim një nga kritetere themelore që do ta bëjë të mundur këtë, është arritja sa më shpejt të jetë e mundur e standarteve që kanë të bëjnë me drejtësinë.
Ndërsa ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu u shpreh se “Drejtësia është barazia përpara ligjit”. Diplomati i lartë amerikan në Tirane, Arvizu, foli per çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, duke theksuar se, “ne Shqipëri, e ndoshta në disa prej vendeve tuaja, gjyqtarët, parlamentarët dhe zyrtare të tjerë të lartë gëzojne imunitet shumë të gjerë jo vetëm prej përndjekjes penale por edhe për të qenit të hetuar. Asnjë hetim nuk mund të zhvillohet deri sa nuk është hequr imuniteti duke shkatur shqetesim për hetime të suksesshme penale”.
“Nëse dëshironi të përmirësoni perceptimin e publikut për gjyqësorin atëherë gjyqtarët nuk duhe të jenë mbi ligjin pra mbi ligjin penal”, tha ambasadori Arvizu. Ambasadori Arvizu, në fjalen e tij, theksoi rëndesinë e transparences dhe pavaresise gjyqesore për një sistem drejtesie efektiv. Sipas tij, transparenca ndërton besimin në sistem dhe lejon kriteken ndaj atyre pjeseve të sistemit që nuk funksionojne. (LajmeShqip.com)