Lajme Shqip Thursday, 12 January 2012 11:26

Aksioni i Lëvizjes Vetëvendosja, “Serbia nuk kalon” është çmenduri e cila duhet parandaluar.

Kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, eurodeputetja gjermane, Doris Pack. Sipas saj, Albin Kurti me lëvizjen e tij duhet të sillen ndryshe e jo ti imitojnë Serbët e veriut.

“Unë mendoj se kjo është çmenduri. Është çmenduri dhe duhet parandaluar. Ata duhet të sillen ndryshe e jo siç sillen serbët në veri të Kosovës. Për mua është e pa pranueshme. E gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Ky aksion e kthen prapa Kosovën”, ka thënë Pack.

Ajo ka shtuar se aksioni “Serbia nuk kalon”, dëshmon mos respektin për ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Ndjehem e turpëruar si deputete kur deputet në Kosovë marrin nisma të tilla. Nuk mund ta pranoj që Albin Kurti bënë gjëra të tilla. Kjo dëshmon mos respektimin e Kushtetutës dhe të ardhmes së Kosovës”, ka përfunduar Pack.