Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 21:38

Donika Kadaj-Bujupi, e kontaktuar nga Koha.net, nuk ka dashur të prononcohet nëse do t’i përgjigjet ftesës së policisë për t’u intervistuar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk dëshiroj të prononcohem fare për këtë çështje”, ka thënë shkurt Kadaj-Bujupi.

Burimet kanë bërë të ditur se ftesa për t’u intervistuar nga Policia, është nisur në drejtim të shefes së grupit parlamentar të AAK-së.