Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 10:44

Dëshmia dhe rrëfimi i Sami Ukshinit, Komandant Sokoli, do të jetë vendimtare dhe tronditëse sa i përket ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Ukshini pritet të japë deklaratën e tij para prokurorisë lidhur me praninë e tij në Kumanovë, por edhe detaje të tjera rreth asaj që endet mbetet mister për publikun.

Sami Ukshini u përfshi në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, edhe pse prania e tij në media gjatë dorëzimit ishte një befasi, pasi vetë Ukshini disa ditë para ngjarjeve kishte deklaruar se nuk ishte përfshirë në sulmin e Gushincës, por edhe në grupin e armatosur, shkruan INA. Mediat serbe para këtyre ngjarjeve duke u thirrur në burime të shërbimeve sekrete kishte përmendur emrin e Sokolit.

Avokatët mbrojtës kanë theksuar se Sami Ukshini nuk dihet se a do të flas apo jo para në fjalën e tij dëgjimore, apo këtë do ta bëjë në seancën gjyqësore, që do të nis nga muaji i shtatorit. Në rastin e Kumanovës u arrestuan 33 veta, shumica prej tyre shtetas të Kosovës dhe ish-pjesëmarrës të luftërave të fundit çlirimtare të UÇK-ve dhe UÇPMB-së.

Në ndërkohë edhe avokati Naser Raufi thotë për “Lajm” se mbrojtja dhe të akuzuarit posedojnë dëshmi që politikanë dhe shërbime sekrete janë të involvuar në “konfliktin e Kumanovës”.

“Të arrestuarit janë viktima të politikës dhe shërbimeve sekrete. Ata janë mashtruar dhe nuk e kanë ditur se çka do të ndodhë, sepse janë keqpërdorur nga politikanët dhe nga shërbimet sekrete”, thekson Raufi.

Ai thekson se tani nuk mund t’i nxjerrë dëshmitë në shesh, për shkak se prokuroria ende nuk ka dorëzuar provat që i posedon, siç e kërkon ligji. Por kur të vijë koha, Raufi premton se do të dalin në shesh edhe emrat e atyre që kanë bë skenarin për këtë rast, duke përfshi edhe politikanët.

“Krejt kjo do të dalë në shesh kur të vijë koha. Un jam i bindur se bëhet fjalë për skenar të shërbimeve sekrete. Sipas kontakteve që kam realizuar me të arrestuarit, ata kanë dëshmi shumë të forta që tregojnë lidhjet e politikës dhe shërbimeve sekrete me rastin e Kumanovës”, thekson Raufi.