Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 12:54

Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Djuric, do të dorëzojë sot çelësat e banesave për familjet e varfra, të ndërtuara nga qeveria e Serbisë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, shkruajnë mediat serbe.

Siç është bërë e ditur nga zyra për Kosovën, me këtë rast Gjuriq do të vizitojë në banesën e tyre tre anëtarët e rinj jetim të familjes Simonoviç, të moshës 14, 18 dhe 23, transmeton lajmi.net.

Vlera e projektit për ndërtimin e banesave për familje sociale në Kosovë kap shumën e 60 milionë dinarëve, kurse 24 apartamentet nga 12 në secilën ndërtesë, kapin një sipërfaqe mesatare prej rreth 60 metra katrorë.

Më pas, Gjuriq do t’iu ndajë banorëve të fshatit Suhodoll, tre ton farë gruri si dhe tre ton plehra artificiale të destinuara për mbjellje vjeshtore.

Fondet në vlerë prej 314,000 dinarë për grurë dhe pleh, i ka dhënë gjithashtu qeveria e Serbisë, përmes zyrës për Kosovën.