Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 14:45

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugovën, djalin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, më parë pjesë e LDK-së ka qenë edhe djali tjetër i Rugovës, Ukë Rugova, ndërkaq aktualisht deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së është edhe Teuta Rugova, vajza e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.