Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 23:01

Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjësimin e rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 tonë e 156.26 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje.

Janë gjetur sasi të konsiderueshme municioni dhe armë: 98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 7 mitrolozë, 2 antitank, 1 murtajë dhe 2 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 3 armë gjahu. 

Janë gjetur e sekuestruar dhe 1 snajper i djegur dhe 7 armë të tjera të djegura si: 3 mitrolozë të rëndë, 1 mitroloz i lehtë, 2 automatikë dhe 1 pushkë të djegura. 

Janë sekuestruar gjithastu sasi të konsiderueshme municioni si: 72.497 fishekë të llojeve të ndryshme, 67 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 50 granata dhe një arkë me granata, 17 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 2 kuti ndezës, fitil zjarrpërcjellës. 

Është gjetur një kasafortë për të cilën do të bëhet kqyrja. Po ashtu, janë gjetur edhe dokumente identitetesh të ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe, po kryhen verifikimet. Në një tjetër ambient janë gjetur dhe uniforma policie.

Janë bllokuar për këqyrje të mëtejshme 11 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 10 automjete bosh. Po ashtu, janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis si dhe 4 targa automjetesh. Janë sekuestruar 2 presa kanabisi.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 413 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme kanë vijuar veprimet në terren, për kontrollin e territorit, gjetjen e asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, të sasive të narkotikëve, të sendeve të tjera të kundraligjshme si armë, municione etj., si dhe fiksimin e provave materiale, ku deri mbrëmjen e së shtunës: është ushtruar kontroll në territoret e mbi 161 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë.

Janë gjetur dhe asgjësuar rreth 8 ton e 290.86 kg marijuanë, nga të cilat 1620 kg e presuar dhe rreth 4982 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim; janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat është gjetur një laborator për vaj hashashi dhe 2 dhoma ngrohje (inkubator) për bimën narkotike ku janë sekuestruar 27 llampa për ngrohje.

Kryerja e kontrolleve nga forcat e policisë dhe e veprimeve procedurale nga grupet e ekspertëve në terren do të vijojnë dhe gjatë ditëve në vijim.