|
|
e Hënë, 18 Qershor 2012 15:32 Prishtinë – Të mërkurën në Beograd do të qëndrojë ndërmjetësi i BE në dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë Robert Kuper. Një ditë më pas, Kuper do të vizitojë edhe Prishtinën. 
Zëdhënësja e përfaqësuesës së lartë të BE-së për politikë të jashtme Ketrin Eshton, Maja Kocijanciç, u ka thënë mediave serbe se vizita e Kuperit në Beograd dhe Prishtinë bëhet me qëllim të shpejtojë procesin e rifillimti të dialogut, i cili tash një kohë të gjatë ishte ndërprerë për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi.
Çështja e rifillimit të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë ka qenë ndër pikat kryesore të bisedës midis zonjës Eshton dhe presidenti serb Nikoliç gjatë vizitës së këtij të fundit, ditë më parë në Bruksel. Kocijançiç ka theksuar se akoma nuk është e qartë se me kë do të takohet Kuper në Berograd pasi ende nuk është formuar qeveria serbe, por ka shtuar ajo qëllimi i vizitës dihet.
Kuper vjen në Beograd dhe Prishtinë në kontekst të përgatitjeve për vazdhimin e dialogut dhe implementimin para së gjithash të marrëveshjeve të arritura tashmë. (LajmeShqip.com)