Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 18:17

Prishtinë – Dhoma e Apelit në Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi mori vendim të enjten që të anulojë kërkesën e mbrojtjes së Ramush Hardinajt, e cila kohë më parë kishte paraqitur argumentet e saj kundër aktakuzës së prokurorisë. 
Përmes një deklarate për media koordinatori i mbrojtjes së ish kryeministrit Haradinaj, Michael O’Reilly ka thënë se tani do të kërkojë që rigjykimi i pjesshëm të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, me shpresë brenda pak javësh. 
Dhoma e Apelit ka urdhëruar që Prokuroria, përveç dy dëshmitarëve të cilët dështuan të paraqiten në gjykimin autentik, mund të thërrasë dëshmitar të rinj në rigjykimin e pjesshëm dhe mungesa e të cilëve ka qenë arsyetim për hapjen e rigjykimit të pjesshëm. 
Si më parë, vendimi është marrë nga shumica në Dhomën e Apelit, me Presidentin e Tribunalit, Gjyqtarin Patrick Robinsion, i cili nuk u pajtua me opinionin e shumicës.