Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 09:24

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se lajmi më i miri deri më tani në Kosovë është ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan.

Ai thotë se kjo rrugë lidh rajone shumë të mëdha dhe është këmbëngulës që do filloj ndërtimi i saj gjithsesi.

Haziri në një intervistë në Klan Kosova ka bërë të ditur se janë dy projekte dhe po bëhet studimi i fizibilitetit se nga cila pjesë duhet të kalojë ajo. Një nga projektet është që të bëhet zgjerimi i rrugës aktuale, ndërsa tjetri jo.

Sa i përket fondeve ka thënë se do financohet nga buxheti i shtetit por do ipet ndihmë edhe nga BERZH.

“Edhe për koston po bëhen vlerësime. Versioni më i shtrenjtë është 230 milionë euro ndërsa versioni tjetër është shumë shumë më i lirë. Nuk ia atribuoj asnjërës parti këtë ndërtim, është nevojë e kohës dhe e qytetarëve të Anamoravës. Ajo do të filloj gjithsesi, nuk ka që e ndal”, ka thënë ai.