Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 09:41

Takimi i deputetëve serbë që me presidenten Atifete Jahjaga që është dashur të mbahej të enjten në orën 14 nuk është zhvilluar. Në këtë takim, siç njofton B92, ata është dashur t’i thonë presidentes së Kosovës se “nuk është mirë që Marrëveshja për AKS-në t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese”.

Kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq ka thënë se nga kryetarja e Kosovës do të kërkojë që Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe mos ta dërgojë në Kushtetuese dhe se rreth kësaj do të ketë edhe një takim të martën, transmeton Koha.net.

Sipas Simiqit ka shumë arsye që të kundërshtohet dërgimi i kësaj Marrëveshjeje në Kushtetuese.

Nga Presidenca është bërë se Marrëveshja për Asociacionin e Komunave do të dërgohet sot në Gjykatën Kushtetuese.