Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 08:16

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët nuk e votuan krijimin e Gjykatës Speciale, pritet që sot përfundimisht t’ia japin fjalën shefit të tyre të partisë, Hashim Thaçi, se do ta mbështesin krijimin e Dhomave të Specializuara.

Amendamentet për ndryshime kushtetuese, të cilat i hapin rrugë themelimit të Speciales, pritet që të jenë në rend dite para Kuvendit të Kosovës më së largu deri të shtunën.

Burime të gazetës “Zëri” brenda PDK-së konfirmojnë se shumica e deputetëve të PDK-së, të cilët herën e parë e kishin kundërshtuar Gjykatën Speciale, tashmë kanë ndryshuar pozicion dhe kjo do t’i konfirmohet shefit të partisë, Thaçi, në një mbledhje që do ta mbajë Grupi Parlamentar i kësaj partie këtë të mërkurë në ora 11:00.