Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 15:54

Zyra e kryeministrit serb, Aleksandar Vucic nëpërmjet një njoftimi për media ka përgënjeshtruar lajmin se Vucic do ta vizitojë Kosovën

Vucic nuk vjen në Kosovë, ishte gënjeshtër

Sipas këtij njoftimi, kryeministri serb nuk ka dhënë asnjëherë intervistë për portalin i cili i ka publikuar informacionet se gjoja Vucic bashkë me gjysmën e kabinetit të tij do ta vizitojë Kosovën, dhe ajo çfarë është publikuar në të është plotësisht e fabrikuar.

“Kërkojmë sinqerisht falje për çorientimin që është bërë për shkak të informacionit të lëshuar nga ‘Press Online’, portal i Republikës së Serbisë”, thuhet më tej në njoftimin e zyrës së kryeministrit serb, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është raportuar se Vucic do të vijë në Kosovë bashkë me gjysmën e kabinetit të tij.