Lajme Shqip Monday, 29 April 2013 12:28

Prishtinë – Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka thënë se është keqkuptuar kur ka deklaruar se llapjanët nuk e donin luftën. Ai ka thënë se e ka pas fjalën për ata llapjan të cilët e sabotuan luftën e UCK-së dhe nuk morën pjesë në kryengritjen e armatosur.

“Kohë më parë në deklarimin tim jam keqkuptuar apo nuk kanë dashur të më kuptojnë llapjanët e mi. Kam thënë se disa nga llapjanët e mi nuk e deshën luftën. Kam thënë kështu për ata, të cilët, 14 vjet pas përfundimit të luftës, Besianën vazhdojnë ta quajnë Podujevë. Kam thënë për ata të cilët pa asnjë meritë e qeverisin komunën e Besianës. Kam thënë për ata llapjanë të cilët e sabotuan luftën dhe nuk morën pjesë në kryengritjen e armatosur”, ka thënë Demaçi, siç transmeton “Epoka e re”.

Deklarata e mëhershme e Demaçit. (LajmeShqip.com)