Lajme Shqip Friday, 19 April 2013 11:47

Tiranë – “Podesta Group”, kompania e shumëpërfolur e lobimit e kontraktuar nga qeveria shqiptare, për përmirësimin e imazhit të saj ndërkombëtar, deformon qëndrimin zyrtar të SHBA-ve për zhvillimet në Shqipëri.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, të kësaj kompanie, citimet në deklaratën e drejtorit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Europën qëndrore dhe jugore, gjatë konferencës për shtyp që dha në Tiranë, jo vetëm që janë zbutur, por edhe manipuluar.

Ndërsa Jonatan Moor e quan zëvendësimin e Ilirjan Muhos, një pikëpyetje të madhe për argumentin ligjor të qeverisë për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në njoftimin e Podestës është tjetërsuar kjo deklaratë me tone kritike që zoti Moor bëri.

Njoftimi i Podestës, që citon zyrtarin amerikan, thotë se “ne vëmë re shqetësime për balancën në KQZ, por ne besojmë se ka një argument ligjor të fortë për mënyrën se si parlamenti votoi”. Kjo deklaratë bie ndesh me atë të zyrtarit amerikan, i cili tha se ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje votimin në parlament në datën 15 prill.

Në këtë mënyrë kompania lobuese Podesta përfshihet në një skandal, duke censuruar dhe manipuluar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke hequr kritikat me pikëpyetjet e forta për votimin në Kuvend për KQZ-në.

Pas këtij lajmi, që Top Channel transmetoi në edicionin qendror, reagoi kompania Podesta, e cila pranon se ka çuar një e-mail me shkurtime dhe se ka bërë një përmbledhje të citimeve të zotit Moor. “Ju kam nisur një email jo të saktë dhe më pas e kam rregulluar një orë më vonë”, thonë përfaqësues të Podestës në këtë reagim.

Podesta thotë se kërkon ndjesë për konfuzionin, por njoftimi i parë i saj ka qenë jo mirë i redaktuar, duke pranuar se deklarata e saktë e zotit Moor është ajo se “ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje votimin në parlament në datën 15 prill”.

Podesta e mbyll reagimin, duke kërkuar sërish ndjesë për tjetërsimin e deklaratës kritike të Jonatan Moor, për bazën ligjore të zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho, nga mazhoranca në Kuvend.

Greetings. The story currently on your site about the email I sent out today is incorrect. I did send out a bad email, but I corrected it about an hour later. This was in no way a deliberate attempt to manipulate anything. My first email was sent at 10:47 and my second sent at 12:03. It is below. I would appreciate it if you would note this in your story. Thank You

On background again: Forgive the confusion, but this is to correct the email I just sent out, which a sharp eye in Tirana points out was not accurate. The correct and more complete quote from Moore in a press conference at the embassy was: “As our Embassy has made clear, although we do recognize some concerns about change in balance with the formation of the pre-election coalition, we believe that there is a strong legal argument questioning the way Parliament voted on April 15th.   Nevertheless, we want to see the CEC function.   If that does not happen, elections cannot happen on June 23rd.   We will see how the process continues.”

A full transcript in English is below. Sorry again and Cheers… John

Podesta thotë se këtë e ka rregulluar në një e-mail të dytë, pas më shumë se një ore. Por, pavarësisht këtij rregullimi, tjetërsimi i deklaratës së zyrtarit të lartë të DASH i dha një tjetër kuptim mesazhit të Washington-it për votimin në parlament, ku u shkarkua anëtari i KQZ-së, Ilirjan Muho.(T.CH/LajmeShqip.com)