Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 12:29

Ka dështuar sot mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, pasi që dy anëtarëve të këtij komisioni Ilir Dedës dhe Arben Gashit, nuk iu kanë dukur interesant pikat e rendit të ditës.

Ilir Deda, e ka parë si joserioze diskutimet që planifikoheshin të bëheshin gjatë kësaj mbledhje, duke potencuar se Kosova nuk është në një situatë politike për të diskutuar për pikat e parapara.

Edhe pse ka dështuar mbledhja me pikat e rendit të ditës, deputetët po diskutojnë për atë që Serbia të mos pengoje Kosovën në anëtarësim në nisma rajonale.

Në fund u vendos që të martën të ftohet në komision përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar, dhe ministri Bekim Çollaku për të diskutuar lidhur me MSA-në.