Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 19:45

TIRANE- Rezoluta came e vitit 2004 shkaktoi replika gjate shqyrtimit te sotem ne komision.

Pas faktit te deklaruar nga deputeti i PD-se, Fatos Beja, se ajo eshte ende ne arkiv, PDIU-ja ka kerkuar hetime, duke e cilesuar nje gje te tille te papranueshme dhe ka kerkuar te pergjigjet per kete kreu i Kuvendit te asaj kohe, Servet Pellumbi.

Deputeti i PD-se, Fatos Beja gjate mbledhjes se komisionit riktheu për rishikim  rezolutën çame të vitit 2004, që sipas tij nuk ka marrë votat e duhura për miratim në Parlament, por që mbetet ende aktiv si propozim, pasi rrëzimi i saj nuk është regjistruar në fletoren zyrtare.

“Një gjë e tillë është votuar një herë, nuk votohet për së dyti”- tha ai.

Pas kesaj deklarate ka reaguar kreu i PDIU-së, Shpetim Idrizi, i cili ka thene se nuk ka dijeni per nje fakt te tille.

“Rezoluta e 2004 në procesverbal del sikur nuk është miratuar. Ne dimë që kjo rezolutë është rrëzuar në atë vit. Po të ishte miratuar do dilte në fletoren zyrtare”, tha ai.

Nderkohe deputeti tjeter i PDIU-se, Dashamir Tahiri ka deklaruarse per kete duhet te pergjigjet kreu i Parlamentit të asaj kohe Servet Pëllumbi. “Pëllumbi duhet t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente”, tha ai.

Pellumbi ne nje reagim televiziv ka deklaruar se nuk ka asnje brenge ne ndergjegje lidhur me kete problem.

“Jam i hapur për çdo hetim lidhur me këtë çështje.  Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje”- tha thene Pellumbi ne nje prononcim televiziv.

Mbledhja e shkuar

Mbledhja e shkuar u shoqerua me replika te ashpra mes kreut te PDIU dhe PBDNJ, i cili kundershtoi shqyrtimin e projektrezolutës.

Nderkohe qe demokratët dhe socialistët kërkuan më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar projektrezolutën e çështjes çame, e depozituar disa muaj më parë nga PDIU.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idirizi, u shpreh se ishte dakord që të rishikonte draftrezolutën, duke e përqëndruar atë vetëm në tri nene, heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, aktivizimin e traktatit të miqësisë dhe kthimin e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.

Idrizi ka theksuar se do te vendose per koalicionet vetem pas miratimit te rezolutes. Pak dite me pare, kreu i PS-se, Edi Rama propozoi nje draft reaolute alternative per zgjidhjen e ceshtjes came, nderkohe qe kreu i PDIU  e pershendeti ate, duke pranuar se ajo zgjidh ngercin qe eshte krijuar ne Kuvend.(LajmeShqip.com)